Disa shoqata nga Klanjec organizuan ngjarje për ngritje të fondeve për të mbështetur trajtimin mjeksor në Dubrovnik të 6-vjeçares Ivona Knezic.

Shoqata Nasa djeca Klanjec organizoi një koncert për ngritjen e fondeve në Sallën Sportive locale, e cila ishte përplot e mbushur me njerëz. Në të njejtën kohë Shoqata Oton Ivenkovic Art organizoi një ankand të pikturave të krijuara nga anëtarët e kësaj shoqate. Në këto dy ngjarje organizatorët menaxhuan të mbledhin 20.000 HRK (rreth 2.700 EUR).

Asociacioni local Korak po korak do zdravlja ka pregaditur shitjen e ëmbëlsirave për ngritje të fondeve dhe ka mbledhur 5.200 HRK (rreth 700 EUR). Z. Ilija Kranjcec nga Klanjec dhuroi fanarë të cilët u lëshuan në qiell me urimet dhe dëshirat më të mira për përmirësimin e shëndetit të Ivonës.