Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) me kënaqësi ju fton të merrni pjesë në “Panairin e Vullnetarëve” që do të mbahet për herë të parë në Kosovë, në kuadër të projektit “Vullnetarizmi për Zhvillim: Promovimi i vullnetarizmit dhe qytetarisë aktive në Kosovë”, i cili implementohet në bashkëpunim me George Ëilliam Youth Association (GËY) dhe mbështetet nga Ambasada Britanike në Kosovë.
Qëllimi i këtij panairi është rritja e interesimit për punë vullnetare dhe aktivizmit qytetar në Kosovë. Gjatë këtij panairi, organizatat pjesëmarrëse do të promovojnë mundësitë e vullnetarizmit si dhe do të kenë mundësi që të rekrutojnë vullnetarë të rinjë.
Panairi është i hapur për të gjithë pjesmarrësit që duan të dijnë më shumë apo të përfshihen në punë villnetare, me që rast do të kenë mundësinë të njihen për së afërmi me organizata rekrutuese në panair si dhe të marrin këshilla për orientim në karrierë.
Panairi do të mbahet të Martën me 28 Shkurt, 2017, nga ora 11:00 deri 16:00, në Teatrin “ODA” në Prishtinë.
Bëhu edhe ti Vullnetar për Zhvillim!
Burim: facebook.com