Shoqata Humanitare “Loti i Jetimit” para pak ditesh ka ndihmuar 600 familje në nevojë, në të gjithë Kosovën.

Kjo shoqatë ka shpërndarë një total prej 30.000 KG miell per 600 familje të varfëra në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë, dhe komuna të tjera.

Drejtori i kësaj shoqate ka thënë se focus ishin familjet e varfëra, posaqërisht ato me fëmijë jetimë. Secila familje pranoi 50-75 kg miell.

Për më tepër, ai shtoi se ky është aksioni më i madh humanitar i kësaj Shoqate dhe gjithashtu ka ftuar të gjithë njerëzit e vullnetit të mire dhe organizatat e tjera, të ndërmarrin aksione të ngjashme, për të ndihmuar familjet e varfëra në Kosovë, numri i të cilave po rritet çdo ditë.