Xhemë dhe Miradije Parallangaj nga Prizreni po jetojnë në kushte shumë të vështira. Ata marrin 100 EUR/muaj si asistencë sociale nga institucionet Kosovare dhe ky është burimi I vetëm I të ardhurave për këtë familje, kurse 300 EUR/muaj është shuma më e vogël që atyre u nevojitet vetëm për djalin e tyre Ellonin, I cili vuan nga një infeksion në veshka!

Mediat në Kosovë tri herë gjatë vitit kishin raportuar intensivisht lidhur me situatën e Xhemë dhe Miradije Parallangaj dhe djalit të tyre Ellonit. Disa kohë më parë Elloni u operua në Beogrand me ndihmën e disa organizatave humanitare në Kosovë.

Mirëpo, Familja Parallangaj po kalon në një situatë të vështirë për ti siguruar terapinë e nevojshmë djalit të tyre, në mënyre që ta mbajnë në jetë; prandaj, ata u kanë bërë thirrje të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë për t’ju ndihmuar, ku secili kontribut do të ishte I mirëseardhur për këtë familje.

Të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë Familjen Parallangaj, mund t’I kontaktojnë përmes numrit të tëlefonit : +377 45 273 637.