Më shumë se 360.000 EUR u mblodhën në Telethon e parë në Malin e Zi brenda katër orëve.

Fondet do të alokohen për fëmijët me kancer që kanë nevojë për trajtim mjekësor jashtë vendit. Shuma përfundimtare që u grumbullua ishte 367.374,2 EUR, pothuajse 1.000 EUR për çdo ditë të vitit. Mbi 100 të famshëm: aktorë, këngëtarë dhe sportistë u mbledhën më 15 shkurt me një qëllim - për t'iu përgjigjur thirrjeve të qytetarëve në numrin e donatorëve 1511.

Çmimi i thirrjes ishte 1 EUR për minutë. Babai i të voglës Selena Mandiç, Brano Mandic, deklaroi ai sëbashku me gruan e tij dhuruan 100.000 EUR. Qytetarët e ndihmuan vajzën e tyre për të shkuar në një trajtim mjekësor në SHBA, dhe prindërit e saj dhuruar shumën e mbetur pas trajtimit mjekësor.

Të gjitha fondet e grumbulluara gjatë Telethon do t'i shkojnë Fondacionit ”Buti human” për trajtimin mjekësor të fëmijëve me kancer.