Luka Pejoviç (37) dhe Dražen Nenadiq (29), humanitarët nga Pljevlja po ndihmojnë të moshuarit, të sëmurët dhe personat me aftësi të kufizuar.

Luka nisi si fillim, duke dhuruar dhurata pë Vitin e Ri për nxënësit e shkollës fillore në Kozica. Janarin e kaluar, ai themeloi një grup në Facebook të quajtur Humanitarci (humanitarë).

Për 20 vjet Luka ka punuar si bukëpjekës dhe tre vjet më parë ai hapi punishten e tij të quajtur Padrino. Ai është mësuar me shumë punë, deri në 20 orë në ditë, dhe kjo e ka ”zbutur” zemrën e tij.

”Njerëzit janë mirënjohës dhe ka shumë momente emocionale. Unë u preka kur një grua më dhuroi një kopje të Biblës së Shenjtë për të më falënderuar që e kam ndihmuar atë në momentet kur ajo kishte për ushqim. Ka shumë situata të vështira. Shpesh unë ëndërroj për njerëzit që kemi vizituar.”

Në fund të çdo dite, Luka u dhuron pasta njerëzve në nevojë. Dražen punon në kompani e familjes së tij ”GM Kafa”.

Ai thotë se kurrë nuk ka takuar një person më filantropik se Luka:

”Ai dhuron gjysmën e të ardhurave për të varfërit, kështu që ju mund të kuptoni se çfarë lloj njeriu është ai. Falë tij, unë gjithashtu kam nisur të ndihmoj njerëzit.”