Mali i Zi arriti sukses! Shuma prej 200.000 EUR për trajtimin mjeksor të 3-vjeçarës Selena Mandicëho e cila u diagnosifikua me neuroblastomë, një formë e kancerit e cila iu zhvillua në abdomen dhe iu shpërnda në palcën e eshtrave, u mblodhën në më pak se 48 orë.

Shuma prej 128.000 EUR u dhurua dhe u pagua në llogarinë bankare në Banken Lovcen Podgorica, kurse në anën tjetër, 120.087 SMS u dërguan. Të dy kampanjat në faqen GoFundme mblodhën 18.255 USD dhe 10.083 USD.

Vala e mbështetjes ishte aq e madhe sa që shuma e mbledhur e tejkaloi shumën e nevojshme. Familja vendosi të transferojë të gjitha fondet mbi 200.000 EUR në fondin e kampanjës së ardhshme të llojit të tillë. Prindërit e Selenës së vogël janë shumë mirënjohës ndaj të gjithë donatorëve.