Tre-vjeçarja Selena Mandiq vuan nga neuroblastoma, një formë e kancerit që zhvillohet në stomak dhe përhapet në palcën e kockave. Trajtimi i saj mjekësor do të kushtojë 200.000 EUR.

Të gjithë ata që janë të gatshëm për të ndihmuar mund të dhurojnë nëpërmjet llogarisë bankare 565 0100100035S76-65 ose të dërgojnë SMS me numrin 3 në 14543.

Menaxhimi i Klubit të Basketbollit Mornar nga Bar i është bashkuar tashmë fushatës. Të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave nga ndeshja që do të luhet më 25 janar me Strasbourgun, do të dhurohen për trajtim e Selenës.