Një konvoj prej Pesë Kamionësh me Miell i quajtur "Bosnja dhe Hercegovina për Sirinë" qe bartë 120 ton miell u nis për në Siri më 25 janar. Mielli u mblodh nga qytetarët, por kryesisht në sajë të aktiviteteve të Shoqatës Islame Zvornik, Graçanica, Tuzla, Zhivinice dhe me iniciativën e kryetarit të komunës dhe qytetarëve të komunës së Kalesisë. Konvoji do të udhëtojë në rajonin turk Hatay, në afërsi të kufirit me Sirinë.
Forumi Ndërkombëtar i Solidaritetit- EMMAUS, shoqata që do të shoqërojë konvojin, tashmë ka dërguar ndihmë brenda konvojit "Open Road to Aleppo" ( Rruga e Hapur për në Alepo) në dhjetor të vitit të kaluar. Mielli është dorëzuar më pas në një furrë buke në pronësi të organizatës turke Insani Yardım Vakfı (IHH), e cila ndodhet në territorin sirian. Nga kjo buke ushqimi është dërguar për njerëzit në Siri, refugjatët në qendrat kolektive dhe në kampet e refugjatëve në Turqi.
Burim: vijesti.ba