Ky është viti i tretë që Kryeministria rikthen “Shqipëria uron, Shqipëria dhuron” gjatë festave të fundvitit.

Kryeministria njoftoi se prej orës 18.30 të datës 24 Dhjetor 2016 të gjithë do të kishin mundësinë për të shkruar urimet në murin e kryeministrisë. Nga data 24 Dhjetor deri më 2 Janar të gjithë kishin mundësinë të ndanin gëzimin e festave me kë dëshironin përmes një mesazhi, imazhi apo video, që u projektua mbi murin e Kryeministrisë. Të ardhurat e mbledhura nga postimi i sms-ve, fotove apo videove të urimeve do të shkojnë për bamirësi.