Kompanitë Kamelon dhe Maxima Luçani kanë përmbushur me sukses kampanjën e tyre me përgjegjësi sociale të quajtur Osmijehom oboju dom 2016.

Në nëntë muajt e kaluar në kuadër të kësaj kampanje ata kanë renovuar shtëpitë e familjeve me ndihma sociale dhe më vështirësi ekonomike. Kampanja Osmijehom oboji dom 2016 ishte vazhdimsi e kampanjës së vitit të kaluar kur Kamelon u nderua me çmimin e Filantropise Iskra për Kontributin në Komunitetin Lokal.

Kampanja u nis në fillim të pranverës dhe zgjati deri në Nëntor. Kamelon siguroi staf dhe mbështetje logjistike, kurse materiali i ngjyrosjes u sigurua nga Maxima. Renovimi përfshinte rregullimin e siperfaqes së mureve, dritareve dhe dyerve dhe gjera të tjera të nevojshme për të mundësuar një jetë më të rehatshme, të shëndetshme dhe të kualitetit më të lartë për familjet të cilat morën pjesë në këtë kampanjë.