Raiffeisen Bank tradicionalisht, në përputhje me strategjinë e saj të qëndrueshmërisë, kombinon suksesin financiar me veprimtari në të mirë të shoqërisë.

Në përputhje me këtë, fondet e planifikuara për kartolinat e Krishtlindjeve dhe reklamat gjatë sezonit të festave janë ndarë për bamirësi, dmth donacionet për organizatat jo-profitabile fokusuar në fëmijët dhe personat me nevoja të veçanta. Me rastin e Krishtlindjeve Reiffeisen Bank dhuroi 7.500 BAM (3.835 EUR) për kopshtin e fëmijëve “Pčelica“ nga Orasje, 10.000 BAM (5.112 EUR) me rastin e vitit të ri u dhuruan për organizatat “Srce za djecu koja boluju od raka“, “ Udruzenje za pomoć mentalno nedovoljno razvijenim licima Banja llukë“, dhe “SOS Dječije selo Sarajevë“. Me rastin e Krishtlindjeve ortodokse banka dhuroi 7.500 BAM (3.835 EUR) për Shoqatën e prindërve të fëmijëve me pengesa në zhvillim “Neven“ nga Prnjavor.