Televizioni Kombëtar Kroat, Klubi Rotarian i Zagrebit 1242 dhe Orkestra Filharmonike e Zagrebit kane organizuar të Premten më 23 Dhjetor një concert për mbledhjen e fondeve në Sallën e Koncerteve Vatroslav Lisinski. Spektatorët u zbavitën me këngët e famshme të Krishtlindjes të performuara nga Orkestra Filharmonike e Zagrebit, Kori i Vajzave Zvijezdice, pianistja Mia Pecnik dhe 2 çelot e famshëm botëror.

Televizioni Kombëtarë Kroat transmetoi të gjithë eventin, në mënyre që njerëzit nga e gjithë Kroacia të kenë kënaqësinë të ndjekin koncertin dhe të dhurojnë duke thirrur në numrin e vecantë.

Të gjitha të hyrat në total prej 110.000 HRK ( rreth. 15.000 EUR) do të përdorën për të siguruar paisjet e nevojshme për dhomën ndijmore në Qendrën për Kujdes dhe Edukim Vinko Bek.

Qendra Vinko Bek është një institucion edukimi dhe rehabilitimi për fëmijët dhe të rinjtë e verbër dhe ata me shikim të dëmtuar, I cili u themelua në vitin 1895 me iniciativen e Vinko Bek, Tiflopedagogu I parë në këtë pjesë të Evropës.