Kompania e shitjes me pakicë Kozum DD ka organizuar një kampanjë të quajtur Shtëpia e Festave e cila ka vizituar disa qytete ne Kroaci duke sjellur frymën e Krishtlindjes.
Vizitorët e Kozum pranuan lodra të mbushura për çdo donacion me vlerë 10 HRK ( rreth 1.5 EUR) dhe e gjithë shuma e mbledhur do t’u shpërndahet organizatave humanitarë lokale të vecanta.
Kampanja ka filluar të Dielen me 27 Nëntor në Rijekë, ku donaionet u mblodhën për Shtëpinë Caritas. Ditën tjeter Shtëpia e Festave ishte në Pula duke ndihmuar Shoqatën Naš san njihov osmijeh. Kampanja ka vazhduar me 2 Dhjetor në Zadar dhe pastaj në Split me 3 Dhjetor dhe në Dubrovnik me 4 Dhjetor. Në Zadar, donacionet u mblodhën për kopshtin e fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale Latica, në Split për Shoqatën Doën 21 dhe në Dubrovnik për Shtëpinë e Fëmijëve pa përkujdesje prindërore Maslina. Pas Bregdetit të Adriatikut, Shtëpia e Festave u zhvendos në Slavonski Brod ku të Premtën më 9 Dhjetor donacionet u mblodhen për Qendrën e Mbështetjes gjithëpërfshirëse. Më 10 Dhjetor donacionet u mblodhen për Supermarketin Social në Vukovar dhe të Dielen 11 Dhjetor qytetarët e Osijekut kontribuan për Assiciacionin Auxilium. Në Varazhdin të Premtën me 16 Dhjetor fondet u mblodhën për Qendrën Këshilluese Uz Tebe Sam, e cila ofron shërbime për fëmijët me aftsi të kufizuara intelektuale. Finalja e madhe e kampanjës u mbajt nga 17 deri 20 Dhjetor në sheshin Zagreb Ban Jelacic.
Të gjitha kontributet e mbledhura u dhuruan për shoqatën Mali zmaj e cila ofron ndihma humanitarë për personat me vështirësi ekonomike.
Burim: konzum.hr