Të Shtunën me 17 Dhjetor, Shoqata Mame Novosađanske organizon Tregun e Nënave në Novi Sad. Tregu do të jetë I hapur nga ora 10:00 deri në orën 20:00 dhe do të mbahet në SPENS ( Qendra e Sportit dhe Biznesit të Vojvodinë).
Ky do të jetë tregu i 6të i mbajtur ku anëtarët e grupit të Facebook-ut Mame Novosađanske do të kenë mundësinë për të shitur, shkëmbyer apo dhuruar rroba, këpucë, lojëra dhe gjësende të tjera për fëmijë.
Gjatë kësaj ngjarje do të realizohen tri aktivitete humanitare:
Mbledhja e ëmbëlsirave, lodrave dhe pajisjeve shkollore për dhuratat e Vitit të Ri për NSHC - Qendrën Humanitare të Novi Sadit;
Dekorimi i Bredhit të Krishtlindjes – të gjithë të pranishmit janë ftuar të sjellin të paktë një dekorim për bredhin e Krishtlindjes i cili më vonë do ti dhurohet Qendrës NSHC.
Fushata për mbledhjen e fondeve për të 16-vjeçaren Pedja Đurekanović e cila ka paralizë cerebrale dhe ka nevojë për një trajtim rehabilitues.
Brenda tregut, një Eco Kënd (Eko Kutak) do të vendoset aty ku Shoqata Zeleni maslačak do të promovojë punën e saj dhe të përpiqet dhe për të rritur ndërgjegjësimin në mesin e fëmijëve për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit. Shoqata gjithashtu do të grumbullojë lëndët sekondare me qëllim të mbështetjes se Kopshtit të Fëmijëve Maslačak.
Burim: 021.rs