Fondacioni i Universitetit të Rjekës dhe kompania Metis për të katërtën herë, kanë organizuar një ankand të pikturave për mbledhjen e fondeve.

Ankandi u mbajt të Ënjtën, më 1 Dhjetor, në Restorantin e Famshëm të Rjekës “Konoba Tarsa”. Mbi 40 artistë dhuruan pikturat e tyre të cilat u shitën në ankand me shumën rekord prej 106.920 HRK (rreth. 15.000 EUR).

Një pjesë e të ardhurave do të përdoret për aktivitetet e Fondacionit në financimin e projekteve të ndryshme të studentëve. Fondet gjithashtu do t’i dhurohen Qendrës për Kujdesin Ditor të Rashkës dhe Qendrës së Rehabilitimit Slava të cilat sigurojnë kujdes ditorë dhe edukim për 140 fëmijë më aftësi të kufizuar në dëgjim dhe në të folur dhe me dëgjim dhe dëmtim të folurit dhe Qendrës Rehabilituese Rjeka e cila kujdeset për personat me aftësi fizike të kufizuara.