Ndaj një libër, dhuro dashuri, është një kampanjë e iniciuar nga Facebook Grupi i lexuesve – Maniakë të Leximit” – të cilët kanë vendosur që për festat e fund vitit, përmes kësaj kampanje të mbledhin libra për të rritur të cilat do t’i dhurohen shtëpisë së të moshuarve në Prishtine dhe libra për fëmijë të cilat do t’i dhurohen Klinikës së Pediatrisë ne QKUK.

Qëllimi i kësaj kampanje është të ndajë dashuri përmes ndarjes së librave dhe të nxisë shprehinë e leximit tek të moshuarit dhe fëmijët.

Facebook Grupi “ Maniakë të Leximit” fton të gjithë ta mbështesin këtë kampanjë duke dhuruar librat e tyre të preferuar me të tjerët. Të gjithë të interesuarit për të mbështetur këtë kampanjë mund të dërgojnë librat e tyre tek Libraria “Buzuku” në Prishtinë.