Kampanja tradicionale bamirëse e quajtur Bredhi Magjik i Krishtlindjes është duke u mbajtur përsëri këtë vit. Qëllimi i kësaj kampanje organizuar nga Ramstore mall në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të qytetit të Shkupit është për të mbështetur fëmijët të cilët jetojnë me familjet e tyre kujdestare.
Fëmijët kanë shkruar dëshirat e tyre të Krishtlindjes në forma të ndryshme të dekorimeve të Bredhit të Krishtlindjes. Çdo vizitor i qendrës tregtare mund të zgjedhë të paktën një prej këtyre fletave të dëshirave dhe mund të tregojnë anën e tyre humane duke e përmbushur dëshirën e Krishtlindjes e cila shprehet në fletë dekorim. Kampanja do të zgjasë deri me 27 Dhjetor, dita kur dhuratat do t'u shpërndahen fëmijëve.
Burim: lider.mk