Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarëve, Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) lansoi inkubatorin e parë për qytetari aktive dhe vullnetarizëm si dhe animacionin “Vullnetar për zhvillim”, që ka për qëllim të nxisë punën vullnetare.
Ky aktivitetet u realizua si pjesë e projektit “Vullnetar për Zhvillim: Promovimi i vullnetarizmit dhe qytetarisë aktive në Kosovë”, i cili po implementohet në bashkëpunim me George William Youth Association(GWY) , dhe me mbështetje financiare të Ambasadës Britanike në Prishtinë.
Inkubatori i parë për qytetari aktive dhe vullnetarizëm, ka për qëllim të mbështesë organizatat me bazë në komunitet dhe të udhëhequra nga vullnetarët. Anëtarët e parë të cilët i janë bashkangjitur inkubatorit janë: Demokracia për zhvillim (D4D), George William Youth Association (GWY), Syri i Vizionit (SiV), Kosovo CSR Network, dhe IPKO Foundation.
Ndërsa në kuadër të inkubatorit për qytetari aktive dhe vullnetarizëm, u ndanë 7 grantet e para për projekte të cilat promovojnë qytetarinë aktive dhe vullnetarizmin në Gjilan, Kamenice, Viti (KAND), Pejë, Vitomerice, Gorazhdevc (CTI-P), Ferizaj (IPEDU), Mitrovice ( Moto Klubi Hammers), Graçanicë (Udruženje mladih- Mlada aktivna Gračanica) dhe në Prishtinë (EWB dhe Education Comes First).
Ambasadori Britanik Z. Ruairi O'Connell dhe z. Shpend Emini - Drejtor Ekzekutiv i D4D, inkurajuan vullnetarët/et të vazhdojnë të bëjnë ndryshime në shoqëri përmes punës vullnetare dhe aktivizmit qytetarë.
Burim: facebook.com