Të shtunën, 26 nëntor, me mbështetjen e shumë kompanive dhe vullnetarëve,  BELhospice organizoi ballon e 7të bamirëse të titulluar “ Magjia është në duart tuaja” në Regency Hyatt në Beograd. Gjatë mbrëmjes, mysafirët patën mundësinë për të shijuar truqet Magjike të Emir Samarxhiç parashikimin komik të fatit nga Nenad Stefanovski, momente magjike muzikore të sjella nga Kori Viva Vox – nën udhëheqjen e Jasmina Lorin dhe lëvizje dhe vallëzim magjik nga Una Saga Serbica, përderisa nikoqirët ë mbrëmjes Ana Sofrenoviç dhe Vojislav Nedeljkoviç e bënë këtë mbrëmje të paharrueshme për përformuesit dhe mysafiret.

Gjithashtu BELhospice gjithashtu prezantoi çmimin kampion për kompanitë dhe individët të cilët dhanë kontribut të veçantë në punën e BELgospice gatë vitit të kaluar. Kjo mbrëmje mblodhi gjithsej 117,000 EUR për punën e BELhospice dhe ndërtimin e bujtinës së parë në Serbi. Hapja e Qendrës për Kujdesin Ditorë tështë njoftuar për pranverën e vitit 2017, si fazë ë parë e projektit.

Ju përgëzojmë për një mbrëmje humane kaq të suksesshme!