Çmimi special – Pionieri i Filantropisë iu akordua Familjes Baholli, me motivacion:Për kontributin e shquar dhe të shumëanshëm dhënë gjatë viteve 1925 – 1935 në mbështetje të zhvillimit ekonomik të qytetit të Elbasanit, dhe promovimit të edukimit të të rinjve dhe të rejave të qytetit nëpërmjet ndërtimit të bibliotekës “Qemal Baholli”. Çmimi u dorëzua nga Znj. Eglantina Gjermeni, Ministre e Zhvillimit Urban.