Organizata humanitare ADRA B&H në bashkëpunim me kompaninë Bingo doo ka iniciuar një projekt që do të mësojë personat me aftësi të kufizuara për të ri-modeluar rroba të dorës së dytë.
Trajnimi ka në shënjestër gratë me aftësi të kufizuara dhe person të tjerë të motivuar për të marrë pjesë në trajnimin e rrobaqepësisë që do t'i bëjë ata të aftë për të punuar në mënyrë të pavarur.
Trajnimi është vazhdimësi e fushatës së mbledhjes së rrobave të quajtur ”Buka e bërë nga Tekstili” implementuar në Sarajevë dhe Banjallukë. Trajnerët janë disenjatorët e modës nga Banjalluka, Ivana Crnogorac, Danijela Jokanoviq dhe Vesna Burazor Vrban.
Burim: sutra.ba