Kompania më e madhe kroate e Naftës - INA - Industrija nafte dd, ka dhuruar 150.000 HRK (rreth. 20.000 EUR) për SOS fshatin e fëmijëve në Kroaci. Donacioni do të sigurojë pagën për dy mësuesit e edukimit special në institucionet SOS fshatit të Fëmijëve në Lekenik dhe Ladimirevci.

Në të njëjtën ceremoni, muzikantë të famshëm Oliver Dragojevic dhe Zlatan Stipisiç Giboni dhuruan 50.000 HRK (rreth 7.000 EUR) nga shitja e projektit të tyre të përbashkët të quajtur Familja (Family).

Ky donacion do të përdoret për rindërtimin e kulmit në Qendrën Sociale Hermann Gmeiner në SOS fshatin në Lekenik. Si një shenjë vlerësimi, fëmijët mbajtur një program për të ftuarit të cilët u kënaqën shumë sa që u bashkuan me ta dhe kënduan disa këngë nga albumi i tyre i famshëm.