Çmimi për Kontribut në Nivel Lokal iu akordua Fondacionit “Santa Maria – Marianisti”, me motivacion:

Për kontributin e dhënë në arsimimin e fëmijëve dhe të rinjve nga familje të varfra, komuniteti Rom dhe Egjyptian, si dhe për aftësimin profesional e rritjen e mundësive të punësimit për gratë dhe vajzat në territorin e Bashkisë së Lezhës. Çmimi u dorëzua nga Z. Bledar Çuçi, Ministër i Shtetit për Çështjet Vendore.