Poraka Nasa Kumanovë fton të gjithë njerëzit me vullnet të mirë për t'u bashkuar me iniciativën e tyre për të shënuar 3 Dhjetorin - Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara me anë të dërgimit të një Poraka (mesazhi) që njerëzit me aftësi të kufizuara kanë të drejtë për të jetuar një jetë dinjitoze dhe të kenë të drejtë për kërkuar - me zë të lartë dhe të qartë - njohjen dhe respektimin e të drejtave të tyre.
Qytetarët mund të japin mesazhe dhe mendime lidhur me personat me aftësi të kufizuara dhe të drejtat e tyre me anë të fotografive, videove, vizatimeve etj., dhe t’i dërgojnë ato si mesazh në kutinë e faqes së Facebook-ut të PORAKA NASA. Këto mesazhe do të postohen dhe ndahen më 3 Dhjetor. Faleminderit për mbështetjen tuaj!
Burim: facebook.com