Fatime Uka është një 20 vjeçare nga Mitrovica e cila vuan nga sëmundja e cerozës së mëlçisë. Ajo ka nevojë për transplantim të cerrozës dhe operacioni kryhet në Gjermani, e që kap shumën 150 mijë euro. Biznesmeni nga Fushë-Kosova, Xhelal Gashi bashkë me miq të tij kanë arritur t`i mbledhin rreth 90 mijë euro për ta ndihmuar Fatimen. Bashkë me ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë prej 30 mijë eurove, Gashi ka thënë se janë mbledhur 120 mijë dhe mungojnë 30 mijë të tjera.
Biznesmeni ka treguar që nuk e njeh vajzën familjarisht, thjeshtë ka shprehur vullnet që ta ndihmojë atë.
Ndryshe, Xhelal Gashi është pronar i restorant “Pentagon” në Prishtinë, i cili ka apeluar tek të gjithë që kanë mundësi t`i ndihmojnë personat në nevojë.
Burim: gazetaexpress.com