Ngjitje në malin Visoçica, me qëllim të mbledhjes së parave për familjen Šišić nga Željezno Polje u organizua te Shtunën me 19 Nëntor.

"Një herë në vit ne organizojmë një turne humanitar. Ky është aksioni i tretë. Në dy vitet e kaluara fondet e mbledhura i kemi dhuruar për trajtime mjekësore dhe këtë herë fondet e mbledhura do t’ia dhurojmë të familjes SiSiC ", deklaroi për “ Fena”, udhërrëfyesja malore Hasna Smječanin. Ajo u bëri thirrje alpinistëve dhe dashamirësve të natyrës të marrin pjesë në marshin e të Shtunës dhe të kontribuojnë në këtë aksion humanitar.

Familja SiSiC i mbijetoi tragjedisë familjare, pasi qe djali i tyre i parë , nxënës i klasës së nëntë, rishtas kreu vetëvrasje. Familja me pesë fëmijë po jeton në varfëri dhe babai është me aftësi të kufizuara për shkak të problemeve me shpinën. Çmimi i udhëtimit për pjesëmarrësit të cilët udhëtuan nga Sarajeva në Sinanovići me autobus ishte 20 BAM ( rreth 10 EUR) dhe për ata të cilët organizuan vetë transportin e tyre ishte 10 BAM ( rreth 5 EUR).