Gjatë fushatës së mbledhjes së dorezave të quajtur Baci deset za deset godina, që u organizua të martën me 15 nëntor në Qendrën Tregtare Ushçe, Qendrën Tregtare Stadion dhe Outletin Immo Center, në mënyrë që të sigurojë ndihmë për fëmijët që jetojnë dhe punojnë në rrugë, një numër i madh dorezash u mbledhën dhe u dhuruan për Strehën e Fëmijëve në Beograd.

Baci deset za deset godina, është një vazhdimsi aktivitetesh që Fondacioni Trag organizon me qëllim të promovimit të filantropisë, si dhe festimin e këtij viti jubilar - dhjetë vjetori i ndarjes së Çmimit Virtus për filantropi.