Butterlfy Outdoor Adventur dhe Saba Group vendosën të ofrojnë një udhëtim në natyrë, në Parkun e Gërmisë në Prishtinë, për fëmijët me autizëm, në bashkëpunim me Shoqatën Nacionale të Autizmit në Kosovë. 

Ky udhëtim tani do të organizohet çdo të Premte nga këto dy kompani. Organizime të tilla të cilat japin terapi natyrale për fëmijët me autizem duhet të shërbeje për ndërgjegjësimin e shoqërisë për autizmin dhe personat e prekur nga ai.