Shoqata e Personave me Sëmundje të Rralla Wilson e Maqedonisë po organizon, me mbështetjen e OKTA, garën e dytë bamirëse me titull "Podaj raka" (Jep një dorë). Gara do të mbahet në Shkup më 15 tetor në orën 11:00 pranë lumit Vardar.
Pagesa për regjistrim është 600 MKD (përafërsisht 10 EUR). Pjesëmarrësit do të kenë mundësi për të blerë një T-shirt me logon e garës me çmim në 200 MKD (rreth 3.5 EUR).
Fondet e mbledhura do të përdoren për ngritjen e Qendrës Rajonale të Sëmundjeve Wilson që do t’i shërbejë personave që jetojnë me këtë sëmundje dhe familjeve të tyre dhe do të lehtësojë njohjen dhe shkëmbimin e informacionit mes personelit mjekësor.
Burim: facebook.com