Mbi 1.300.000 MKD (rreth 20.000 EUR) u dhuruan nga punonjësit e firmës farmaceutike Alkaloid Shkup në piknikun tradicional humanitar që u zhvillua ditën e diel, 18 shtator, në Shkup. Fondet do të shkojnë për mjekimin e djalit të punonjësit, i diagnostikuar me një tumor të rrallë në tru – të shpërthimit të masave qelizore. Përveç punonjësve, një numër i madh i përfaqësuesve të Fakultetit të Farmacisë – Univesitetit St Cyril dhe Method Shkup, shitësit me shumicë Eurofarm dhe partner të tjerë dhe bashkëpunëtor të Alkoloid morën pjesë në këtë event, i cili u organizua nga Alkaloid në bashkëpunim me Fonadacionin “Trajche Mukaetov”.

Pikniku i gjashtë humanitar përkoi me festimin e 80 vjetrit të kompanisë dhe sipas organizatorëve, ishte eventi më i madhe që ata kanë organizuar deri më tani për mbledhje fondesh.