Shoqata rinore Aktilium dhe Shkolla e Artit në Nish organizuan një mbrëmje gala për mbledhje fondesh më 21 Shtator në ndërtesën e Klubit të oficerëve në Nish. Pjesë e eventit ishte ekspozita e pikturave të bëra nga studentët e Shkollës së Artit, një program i pasur zbavitës si dhe koktej rasti.

Qëllimi i eventit ishte mbledhja e fondeve për rregullimin e katit përdhesë në Klinikën e Fëmijëve për sëmundje interne në Nish, dhe blerjen e pajisjeve të nevojshme për trajtime mjekësore brenda projektit Ndihmo më të Riun (Help the Youngest).