Tre shfaqje teatrale do të realizohen nga ansambli i Teatrit të dramës në Shkup gjatë tre ditëve të ardhshme (14,15 dhe 16 shtator). Sonte në orën 8 në repertor është shfaqja "Fuçia e Barutit", drejtuar nga Sasho Milenkovski dhe "Borëbardha dhe 7 shkurtabiqat",e drejtuar nga Dimçe Nikolovski që do të shfaqet nesër në orën 7.Të premten audienca do të ketë mundësinë të shijojë performancën e "Cholak" drejtuar nga Sinisha Eftimov. Fondet e mbledhura nga shitja e biletave do të dhurohen për qëllime humanitare.
Burim: radiomof.mk