Revista kroate Story ka organizuar një ankand per mbledhje fondesh të shtunën më 10 shtator, në sheshin Ban Jelacic në Zagreb. Vizitorët patën mundësinë për të ofertuar për këpucë të dhuruara nga më të famshmit e Kroacisë si Aleksandra Dojčinović, Bojana Gregorić, Branka Krstulović, Indira Levak, Iva Balaban, Jelena Rozga, Lana Jurčević, Lejla Filipović, Matija Vuica, Mia Kovačić dhe Ecija Ojdanić. Çmimi fillestar ishte 50 HRK (7 euro), dhe oferta më e lartë ishte për palë dhuruar nga Severina, e cila arriti 600 HRK (80 euro). Të gjitha të ardhurat u dhuruan për Qendrën e Autizmit në Zagrebit me drejtoreshë znj Željka Klopotan.
Burim: http://www.story.hr/