Pas tragjedisë natyrore në Maqedoni, xhamitë në të gjithë Shqipërinë, i kërkuan besimtarëve për planin e KISH-së për tu ardhur në ndihmë qytetarëve maqedonas. Mesa duket, plani përfundoi dhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë mblodhi 20.000 USD për ti dhhuruar për ndihma ekonomike për familjet e përmbytura disa ditë më parë në Maqedoni, ku gjetën vdekjen dhjetëra persona, mes tyre edhe shqiptarë.