Prej disa ditësh në qytetin e Laçit ka nisur rikonstruksioni i spitalit i qytetit. Ky investim është mundësuar falë një donacioni nga prifti i Gurëzit Pasqule Nalli, me një vlerë prej 50.000.000 ALL. Donacioni do të përdoret për ndërtimin nga e para e të gjithë sistemin hidrosanitar të spitalit, ndërtimin nga e para të 16 banjave, pasi ky sistem hidrosanitar ishte në gjendje të rrënuar dhe ka qënë problem edhe për dhomat e pacientëve për arsye se kishte prani lagështie. Falë këtij donacioni, spitali i këtij qyteti do të ketë kushte më të mira dhe do t’i vijë më në ndihmë qytetarëve.
Burim: shqiptarja.com