Studentët e shkollës fillore Dušan Jerković Uča në Deč pranë Šimanovci do të nisin vitin e ri shkollor në një ndërtesë tërësisht të rinovuar! Në vend të mureve të shatërruar dhe tavolinave dhe karrigeve të vjetra, nxënësit kaluan në klasa të mobiluara dhe me pajisje moderne, falë bashkëvendasit të tyre Đorđe Petković, i cili tanimë jeton dhe punon në New York. Në rinovimin e ndërtesës së shkollës, Petković investoi rreth 40,000 EUR dhe falë këtij dhurimi, u vendos për herë të parë një system ngrohës, u ndryshuan dyshemetë, u blenë tavolina, karrige dhe mobilje të tjera, banjat u rinovuan dhe u ndërtua një klasë e re për multimedian. Të lumtë Đorđe!
Burim: http://www.novosti.rs