Shoqata për financa etike nga Zagrebi nisi një fushatë grumbullimi fondesh për të ndihmuar prodhuesit e vegjël të produkteve të qumështit për të përmirësuar bizneset e tyre.
Duke kryer pagesat përmes platformës në internet, njerëzit janë duke dhuruar para dhe duke blerë produkte qumështi të cilat do ti dhurohen 9 institucioneve si Kuzhina publike Kaptol, Dyqani social në Zagreb ose Shtëpia Duga për viktimat e dhunës në familje.
Në këtë mënyrë, biznesi i vogël familjar Mljekara BIZ nga Pleternica do të ketë shitje të garantuara të produkteve të tyre, kurse njerëzit në nevojë janë duke përfituar ushqim të freskët dhe të shëndetshëm.
Burim: newweb.zef.hr