Disa institucione, kompani dhe shoqata nga Herceg Novi me mbështetje masive nga qytetarët janë duke zhvilluar një fushatë për ngritje fondesh për një 11 vjeçaren Iva Bijeliq e cila ka nevojë për trajtim mjekësor në Bolonjë, Itali.
Shoqëria e Ivës nga shkolla fillore Ilija Kishiq organizuan një fushatë për ngritje fondesh dhe mblodhën 1.546,70 EUR, përderisa një grup tjetër i fëmijëve organizuan shitje të ëmbëlsirave të bëra në shtëpi. Cafe Al Posto Giusto ka organizuar punëtorinë e tortave për të ngritur fonde, si dhe alpinistja Sasha Shaga Kulinoviq grumbulloi 400 EUR pas vrapimit 80 kilometërsh përgjatë gjirit Boka Kotorska.
Të shpresojmë që këto aktivitete, si dhe shumë tjera në proces e sipër do të mundësojnë grumbullimin e mjaftueshëm të fondeve për trajtimin e suksesshëm të Ivas dhe shërimin e shpejtë të saj.
Burim: radiojadran.com