Ekipi kombëtar shqiptar, i cili është po përgatitet në Austri për finalet e Kampionatit Evropian Francë 2016, krahas veprimtarisë sportive, mbështet edhe iniciativat sociale të shoqatave apo individëve në Shqipëri.

Të gjithë lojtarët e ekipit kanë firmosur dy fanella të cilat do ti dhurohen Fondacionit Spitalor të Nënës dhe Fëmijëve. Kjo fushatë, e quajtur Së bashku ne mundemi nga kapiteni i skuadrës, Lorik Cana ka për qëllim rritjen e vetëdijes së shoqërisë për një kujdes më të mirë shëndetësor për nënat dhe fëmijët në Shqipëri.