Jovan Simiq, njeriu i cili arriti të befasojë me aktivitetet humanitare sot, me datë 24 Maj është duke organizuar ndeshjen humanitare të futbollit Asovi za decu në stadiumin e Partizanit. Në këtë ndeshje do të marrin pjesë yjet më të mëdhenj të futbollit jugosllav duke përfshirë Predrag Mijatović, Dejan Stanković, Radomir Antić, Bora Milutinović, Nikola Žigić, Mateja Kežman, Ivica kralj e shumë të tjerë. Çmimi i biletës është 300 RSD (rreth 2,5 EUR) dhe 500 RSD (4 EUR), kurse të ardhurat do të shkojnë për ndërtimin e departamentit të onkologjisë për fëmijë në qendrën klinike të Nishit. Ndeshja u organizua në bashkëpunim me Fondacionin Exit, NURDOR, KF Partizan dhe KF Crvena Zvezda.
Burim: kurir.rs/