Fushata humanitare e njohur si E hëna humanitare ka vazhduar implementimin e saj për këtë vit duke filluar nga kjo e hënë, pra data 23 Maj në plazhin Shtrand në Novi Sad. Fushata e këtij viti ka për qëllim të ndihmojë 16 vjeçaren Teodora Miliq, e cila vuan nga një formë e rëndë e leukemisë dhe ka nevojë për së paku 138.000 EUR për trajtim. Deri më tani, 43.000 EUR janë mbledhur.

E hëna humanitare po mbahet për vitin e tretë me radhë në Novi Sad dhe deri më tani ka ndihmuar në trajtimin mjekësor të 19 fëmijëve, duke mbledhur mbi 3.000.000 RSD (rreth 24.500 EUR).