Koncerti humanitar i quajtur Nashe dobrocinstvo za njegovo detinjtsvo, i cili u mbajt këtë të mërkurë, me datë 18 Maj i organizuar nga komuniteti kulturor boshnjak Preporod dhe shoqata rinore Izvor Mladosti Admir Deliloviq, grumbulloi fonde për trajtimin mjekësor të 9 vjeçarit Ahmed Hashkiq nga Vitezi, i cili vuan nga një formë shumë e rrallë dhe e rëndë e kancerit, e njohur si Limfoma e Burkitit. Paratë e grumbulluara përmes shitjes së biletave, pazarit humanitar, donacioneve dhe shumave të dhuruara përmes numrit të telefonit arrijnë vlerën e 20.000 BAM (rreth 10.225 EUR).
Burim: radiovitez.ba