Një qendër e re e kujdesit ditor për të vjetrit e Kryqit të Kuq të Shkupit u hap javën e kaluar në komunën e Saraj. Aktivitetet e kësaj qendre do të realizohen me mbështetjen finaciare të mbështetësve afatgjatë dhe partnerëve të Kryqit të Kuq, EVN Maqedoni dhe Fondacioni Dauti. Përveç Saraj, Kryqi i Kuq i Shkupit është duke implementuar aktivitete në mbështetje të të vjetërve në komunat e Kisela Vodës, Centar, Karpos, Gorce Petrov, Cai, Butel dhe Suto Orizari. Më shumë se 500 qytetarë të vjetër janë të përfshirë në aktivitetet e qendrave ditore.
Burim: facebook.com