Blerim Hyseni, pronar i furrës Sharri nga Drenasi ka vendosur që të ofrojë bukë falas për bashkëvendësit e tij. Ai tha se, duke e parë gjendjen sociale të rëndë të shumë familjeve kosovare, ka vendosur ti ndihmojë ato me aq sa ka mundësi. Kjo furrë është duke u vizituar nga shumë njerëz të cilët nuk mund ta sigurojnë kafshatën e gojës, sikur familja Zeka nga Drenasi e cila i është shumë falënderuese pronarit të kësaj furre për gjestin human.
Burim: rtklive.com