Në vitin 2016, Fondacioni Hastor po feston përvjetorin e 10-të. Gjatë këtyre dhjetë viteve, fondacioni ka mbështetur edukimin e mbi 2.000 të rinjve, ka bashkëpunuar me më shumë se 150 shkolla fillore dhe të mesme dhe ka mbështetur gati 1.400 akademikë të dalluar në fushat e matematikës, letërsisë, artit, muzikës, etj.
Gjatë majit të vitit 2015, Fondacioni Hastor në bashkëpunim me ASA Prevent Group themeluarn fondin Me zemër për Bosnjen dhe Hercegovinën (Srcem za BIH) në mënyrë që të ndihmojmë zonat e përmbytura në Bosnje për të zbutur pasojat e tyre.
Prej vitit 2006, Fondacioni Hastor implementoi me sukses shumë projekte si akademia Takt, Pushimet verore në Holandë, Srcem za BiH, Prilika Plus, Brave Kids dhe të tjera.
Në të ardhmen, Fondacioni Hastor synon të zhvillojë shpirtin e ndërmarrësisë tek të rinjtë me qëllim të aktivizimit të potencialit kijues dhe të ndihmojë financiarisht ashtu që të rrisë motivimin e këtyre të rinjve për të arritur qëllimet e tyre, gjitha këto për të kontribuar ndryshimet në shoqëri në Bosnje dhe Hercegovinë.
Burim: fondacijahastor.ba