Turneu i fundit i kupës Radivoj Koraq që do të mbahet në datat 18-21 Shkurt në Nish do të ketë karakter humanitar falë kompanisë Telekom Srbija, sponzore e shoqatës së basketbollit në Serbi, e cila do të dhurojë 3 EUR për secilën gol të shënuar gjatë turneut. Donacioni ka për destinim qytetarët më të rinj të Nishit, nxënësit dhe banorët e shkollës speciale Bubanj, institutit Mara për mbrojtje sociale,shtëpisë së fëmijëve pa kujdes prindëror Dushko Radoviq adhe shkollën speciale për edukim primar dhe sekondar 14 Oktobar. Pjesëmarrësit e turneut janë Crvena Zvezda (Ylli i kuq), Partizani, Mega Leks, Metalac, Konstantin, FMP Zheleznik, Borac dhe Smederevo.