Metodologija | Giving Balkans

Metodologija

Ne mund ta masim filantropinë në shoqëri përmes sondazheve publike, hulumtimit të anketave të ekspertëve dhe duke u mbështetur në të dhënat e regjistruara. Megjithatë, anketat ofrojnë vetëm pasqyrë të opinioneve për filantropinë, jo sjelljen aktuale të qytetarëve dhe personave juridikë. Dhe autoritetet kombëtare tatimore në vendet e Ballkanit Perëndimor nuk i regjistrojnë të dhënat e donacioneve.
 
Prandaj, ne zgjodhëm metoda alternative për mbledhjen e të dhënave: media kliping dhe burime të drejtpërdrejta të të dhënave.
 
Ne mbledhim të dhënat përmes monitorimit të mediave në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar, duke përfshirë mediat e shkruara, elektronike (radio dhe TV) dhe online gjatë gjithë vitit.
 
Ne gjithashtu i marrim të dhënat drejtpërdrejt nga donatorët dhe mbledhësit më të shquar të fondeve. Për disa vende në vitin 2022, ne kemi mbledhur të dhënat nga burime të drejtpërdrejta për më shumë se 70 për qind të rasteve të dhurimit, përmes proceseve të verifikimit, pa mbulim mediatik.
 
Më pas i ne i pastrojmë dhe i rishikojmë të dhënat, varësisht nga transparenca e burimeve të drejtpërdrejta dhe në media në dispozicion.
  
    Në fund ne i ofrojmë ato të dhëna në tre mënyra të ndryshme përmes webfaqes Kosova dhuron. 
Ju mund të lexoni raportet tona vjetore për gjendjen e filantropisë
Ju mund të eksploroni të dhënat tona interaktive, gjegjësisht platformën me të dhënat e drejtpërdrejta
 Ju mund të lexoni tregime dhe blogje mbi filantropinë dhe mbledhjen e fondeve
Krahas shumave totale të regjistruara në nivel vjetor, të cilat i kemi gjurmuar deri më tani nga grupi i të gjitha të dhënave të grumbulluara, monitorimi i trendeve të filantropisë nga viti në vit ka pasur bazën e tij në të dhënat e mbuluara nga media. Megjithatë, arsyet e mësipërme na bënë që të fillojmë të përdorim të njëjtin grup të zgjeruar të të dhënave nga të gjitha burimet për të paraqitur pasqyrën e plotë të filantropisë në Kosovë nga viti 2021.
Kjo metodologji tregon disa kufizime që duhet t'i theksojmë.
1.
Ekziston një hendek i pamohueshëm ndërmjet gjendjes aktuale dhe të dhënave të regjistruara. Është e sigurt se vlerat e regjistruara nënvlerësojnë shtrirjen dhe intensitetin aktual të aktiviteteve filantropike.
2.
Përveç faktit që media nuk raporton në mënyrë gjithëpërfshirëse për filantropinë, vetë metoda e media kliping nuk mund të jetë gjithëpërfshirëse, ndaj vlerësimi i gjendjes së filantropisë kufizohet nga të dhëna jo të plota.
3.
Është gjithashtu e sigurt se raportet e mediave mbivlerësojnë praninë e donatorëve të mëdhenj në krahasim me ata më të vegjël dhe ndarjen e parave në strukturën e të gjitha donacioneve (duke përfshirë mallrat dhe shërbimet poashtu).
4.
Për më tepër, edhe nëse raportet e mediave do të ishin gjithëpërfshirëse, nuk ka asnjë mënyrë metodologjike të përsosur për të kontrolluar besueshmërinë e të dhënave. Megjithatë, këtë kontroll ne e arrijmë pjesërisht përmes proceseve të kryqëzimit dhe verifikimit të të dhënave e kishin pase dinë komunikim të drejtpërdrejtë me donatorët dhe mbledhësit e fondeve.
Megjithatë, mund të argumentojmë me siguri se vlerat e regjistruara, edhe pse jo gjithëpërfshirëse, ofrojnë vlerësime të besueshme të nivelit minimal të dhurimit në Kosovë. Për shembull, nëse diskutojmë numrin e rasteve të dhurimit, mund të themi me siguri se numri që tregojmë është numri minimal i rasteve që kanë ndodhur. E njëjta gjë vlen edhe për treguesit e tjerë, si shuma e dhuruar, struktura e donatorëve, pranuesit, përfituesit, etj.

Kështu, ne i përdorim këto të dhëna për të treguar nivelin minimal të dhurimit për të mirën sociale dhe për të monitoruar trendet e dhurimit.
Fjalorth
Filantropia
Dhënia për të mirën shoqërore pa marrë kompensim, pra dhënia vullnetare e parave, mallrave, kohës ose shërbimeve, për të ndihmuar dikë ose për të përmirësuar gjendjen në shoqëri.
Dhurim 
Lënda e dhurimit, dmth. para, mallra, kohë dhe/ose shërbime të ofruara vullnetarisht për ata që kanë nevojë, pa kompensim.
Rast dhurimi
Një ngjarje unike, pra një rast i mbledhjes së dhurimeve. Mund të përbëhet nga donacione të vetme ose të shumëfishta (p.sh. një fushatë në të cilën qytetarët mbledhin donacione masive për trajtimin shëndetësor të një personi). Rastet e dhurimit, edhe pse tregohen të përmbledhura, nuk janë të njëjtave përmasa, pra janë të pakrahasueshme me njëra-tjetrën.
Donator
Një person privat ose juridik që dhuron para, kohë, shërbime dhe/ose mallra. Për ta bërë më të lehtë ndjekjen e trendeve, donatorët ndahen në kategori.
Qytetarët (dhurimi i shumicës individuale)
Kategori e donatorit - një numër i madh i qytetarëve të cilët nuk mund të identifikohen me emër.
Sektori i korporatave
Kategori e donatorit - kompani (më shumë se 50 të punësuar), fondacione të korporatave dhe ndërmarrje të vogla dhe të mesme (më pak se 50 të punësuar).
Individët 
Kategori e donatorit: qytetarë të identifikueshëm.
Donatorë të përzier
Kategori e donatorit: rastet në të cilat një rast dhurimi përfshin disa kategori donatorësh
Pranuesit
Personat privatë dhe/ose juridikë që pranojnë donacione direkt nga donatorët. Kategoritë e përfituesve janë Organizatat e Shoqërisë Civile, individët dhe familjet, institucionet publike, Institucionet e qeverisjes lokale/qendrore. Si pranues, individët dhe familjet janë kryesisht përfitues të donacioneve, ndërsa kategoritë e tjera të përfituesve janë shpesh një kanal për ofrimin e ndihmës për përfituesit përfundimtar.
Përfituesit përfundimtar
Grupet e synuara për përfitimin e të cilëve destinohen donacionet. Për shembull, nëse një shkollë e caktuar është pranuesi i një donacioni, përdoruesit përfundimtarë janë nxënësit e asaj shkolle.
Komunitetet lokale
Grupet e synuara që përfitojnë nga përdorimi i atyre shërbimeve për të cilat komuniteti lokal ka pranuar një donacion.
Efekti i synuar i dhurimit
Lloji i efektit që synohet të arrijë donacioni. Donacionet afatshkurtra janë të mirat e konsumit, materialet, furnizimet dhe të ngjashme, ndërsa donacionet afatgjata përfshijnë investime kapitale, pajisje dhe bursa.
Organizata të shoqërisë civile
Organizata të shoqërisë civile (OShC) nënkupton një Organizatë Joqeveritare (OJQ) që është person juridik i pavarur dhe jo për përfitim, i themeluar për realizimin e qëllimeve të ligjshme për përfitim publik ose interes të ndërsjellë apo një grup joformal i organizuar dhe që operon për një përfitim publik ose shoqëror. Një organizatë jofitimprurëse i nënshtrohet kufizimit të mosshpërndarjes së çdo të ardhure që tejkalon shpenzimet që duhet t'i përkushtohen misionit të organizatës. Ekzistojnë lloje të ndryshme të organizatave jofitimprurëse në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë shoqatat (organizatat joqeveritare ose të shoqërisë civile që mund të jenë vendase, të diasporës ose degë të shoqatave të huaja), fondacione (private dhe korporative) dhe grupe joformale.cell