Blog | Page 3 | Giving Balkans

Blog

Intervistat me shumë organizata jofitimprurëse në të gjithë Ballkanin Perëndimor gjatë vitit aktual dhe atij të kaluar na dhanë një pasqyrë pak më të qartë se si po përballen ato me pasojat e pandemisë. Si duken aktivitetet e tyre të rregullta? Si vazhduan me zbatimin e programeve të tyre? Sa kërkuese ishte kalimi nga bota fizike në atë online pa evituar format e shumta të mbështetjes që ata ofrojnë për përdoruesit e tyre?

Disa nga përgjigjet do t'i gjeni në këtë tekst, ku Shoqata MoSt nga Kroacia, Žene Bara nga Mali i Zi, KRIK nga Maqedonia e Veriut dhe Rrjeti i Grave të Kosovës na mundësuan të mësojmë disa nga shembujt e praktikave të përdorura në rajon, si dhe mënyra për t'iu përshtatur rregullave të reja të pandemisë së virusit KOVID-19.

Lexo më shumë

Duke qenë se virusi Kovid-19 është ende i pranishëm në jetën tonë, ne shqyrtuam organizatat jofitimprurëse nga rajoni, të cilat na treguan se si ndikoi pandemia në punën e tyre në vitin 2020 dhe vitin 2021, aktivitetet e përditshme dhe jetën e tyre në përgjithësi.

Është e mundur që disa nga përshtatjet e tyre sistematike ndaj rrethanave të reja të frymëzojnë organizata të tjera që e shohin këtë tekst të krijojnë mënyra të reja ose të zbatojnë disa nga shembujt ekzistues në aktivitetet e tyre programore.

Në tekstin e sotëm do të keni mundësi të njiheni me disa nga organizatat e njohura nga Ballkani Perëndimor dhe metodat e tyre për t'iu përshtatur normalitetit të ri.

Lexo më shumë