Sektori jofitimprurës në Ballkanin Perëndimor po përballet me sfida të mëdha. Një ndryshim i madh është duke ndodhur - donatorët e huaj, në të cilët mbështetet i gjithë sektori, po largohen nga rajoni dhe janë drejtuar aty ku nevojitet më shumë ndihma e tyre. Kjo krijon probleme të reja, jo vetëm në ngritjen e fondeve.
Dëshironi të organizoni një aktivitet në komunitetin tuaj, por nuk ka thirrje të hapura për momentin? Ju po organizoni një event për atë që duket si një e milionta herë, por ju ende keni ndjesinë sikur po e bëni atë me një ngutje të zhurmshme për shkak të burimeve të kufizuara? Ju keni marrë një aplikim për seminarin tuaj, por ju nuk mund të mbani mend nëse aplikanti është nxënësi juaj, vullnetari apo donatori?
Puna e organizatave jofitimprurëse nuk është e thjeshtë. Pa fonde dhe organizim të mirë, programet e tyre janë në rrezik, ndihma për përfituesit përfundimtarë është më e vështirë dhe puna e tyre ka më pak efekt.
Çfarë mund të bëjmë për t'u përshtatur rme rethanat e reja dhe për të mundësuar që sektori jofitimprurës të arrijë potencialin e tij të plotë në shekullin 21?
Teknologjitë e reja nuk janë vetëm për biznesin. Në nivel global, 67% e OJF-ve marrin dhurime online. Shumë fushata jofitimprurëse kanë arritur suksesin falë platformave crowdfunding. Ashtu si 98% e organizatave që kanë përdorur një program për ngritjen e fondeve apo PSB, thonë se ka patur një ndikim pozitiv në punën e tyre. Ju mund të gjeni më shumë sesi organizatat jofitimprurëse në mbarë botën përdorin teknologjitë e reja në këtë raport.
Jofitimprurësit në Serbi përdorin gjithashtu teknologjinë në punën e tyre, por në një nivel mjaft të thjeshtë. Shumë shpesh, këto janë tabela të pafundme, të vështira për të shikuar përmes Excel, me të gjitha kontaktet dhe listat e pjesëmarrësve nga evente të ndryshme, një llogari Gmail dhe ndoshta një faqe në Facebook. Një numër i madh organizatash përdorin Google Drive dhe Dropbox për të bashkëpunuar dhe mbajtur dokumente, dhe vetëm një pjesë e tyre përdorin Mailchimp dhe shërbime të ngjashme postare.
Ka ardhur koha për hapin tjetër.
Fondacioni Catalyst ka zhvilluar 3 mjete online për organizatat jofitimprurëse, që do të lehtësojnë ngritjen e fondeve, vendimmarrjen, planifikimin dhe angazhimin e komunitetit.
Nëse jeni një organizatë e madhe që punëson një numër të madh punonjësish dhe keni një buxhet të konsiderueshëm, ose po organizoni vullnetarisht fushata lokale, këto mjete do të përmirësojnë punën tuaj dhe do t'ju ndihmojnë të jeni më efikas dhe të rrisni më shumë fonde.
Të Dhënat që Fuqizojnë të Mirën Sociale - Giving Balkans
Giving Balkans është një databazë të dhënash dhe një aplikacion që ju mundëson një pamje më të gjerë të donacioneve në Ballkanin Perëndimor. Praktikisht, kjo është një inteligjencë biznesi, vetëm për filantropinë, dhe të gjitha të dhënat paraqiten vizuallisht të thjeshta dhe interaktive.
Që nga themelimi i saj në vitin 2013, Catalyst ka monitoruar dhe regjistruar të gjitha dhurimet filantropike në vendet e rajonit - Serbia, Kroacia, BiH, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Në vendet në të cilat këto të dhëna janë të hapura, të gjitha dhurimet mund të gjurmohen lehtësisht përmes raporteve financiare, kështu që organizatat si Catalyst automatizojnë këtë proces. Në Ballkan, kjo nuk është e mundur. Së paku jo derisa regjistrat kombëtarë të biznesit të përmirësojnë cilësinë e të dhënave të tyre dhe ta bëjnë atë në dispozicion në një forma të hapur dhe të lexueshëm.
Në vend të kësaj - po krijojmë një alternativë të pavarur. Giving Balkans është një kontribut në vetë-rregullimin e sektorit jofitimprurës dhe në rritjen e niveleve të besimit ndërmjet donatorëve dhe organizatave jofitimprurëse. Ne po vëzhgojmë me kujdes shtypin në të gjithë rajonin dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë kontaktojmë me organizatat jofitimprurëse dhe donatorët, dhe bazuar në imputet e tyre, ne ndërtojmë databazën tonë të të dhënave.
Meqenëse është e pamundur që mediat të gjurmojnë të gjitha dhurimet, kjo metodologji ka limitet e saj, por për momentin është i vetmi tregues përkatës, në bazë të të cilit prodhojmë raporte vjetore me vlera të përgjithshme të vlerësuara.
Në aplikacionin Giving Balkans, do të gjeni përgjigjet për pyetje të tilla si: kush dhuron, kujt, sa është vlera, pse, ku dhe kur ndodhin dhurimet. Duke botuar këto të dhëna, ne duam të krijojmë një komunitet të hapur filantropik në rajon dhe të ndërtojmë besimin tek të gjithë ata që janë përfshirë.
Në mënyrë që të mund të aksesohet aplikacioni, duhet të regjistrohesni. Ju mund ta bëni këtë si individ ose organizatë. Aksesi në nivelin bazë është falas për të gjithë.
Pas regjistrimit, aplikacioni do të hapet automatikisht, bashkë me manualin e udhëzimeve. Është e thjeshtë.
Në menynë e majtë, do të gjeni 7 dritare:
- Databaza e të dhënave përmban të dhëna themelore për Giving Balkans dhe një manual udhëzimi,
- Qëllimi është një pasqyrë e përgjithshme për dhurimin në çdo vend midis janarit 2015 dhe deri më sot, dhe është filtri i parë në të cilin zgjedh vendin dhe vitin,
- Donatorët është një filtër që do të përdorni për të zgjedhur llojin e donatorit dhe llojin e dhurimit,
- Përfituesit ju lejon të zgjidhni llojin e përfituesit,
- Në dritaren e Dhurimeve ju mund të zgjidhni kauzën e dhurimeve për të cilin jeni të interesuar,
- Detajet ju lejojnë të filtroni komunat dhe ju lejon të eksportoni të dhënat në një format të lexueshëm,
- dhe CiviGraph është një nga karakteristikat më interesante që tregon marrëdhëniet e drejtpërdrejta midis donatorëve dhe përfituesve.
Si të mund të përdorim Giving Balkans në potencialin e saj të plotë?
Le të themi se ne jemi një shoqatë që merret me çështjet e aksesueshmërisë në Bačka Palanka (Serbi) dhe që jemi duke kërkuar një dhurim nga një kompani për projektin tonë.
Kur hyjmë dhe aksesojmë aplikacionin, nën dritaren e Qëllimit, do të zgjedhim të gjitha 3 vitet (2015-2017) si afati i dëshiruar, pasi jemi të interesuar për të gjithë periudhën. Nën dritaren e Donatorëve, ne do të zgjedhim kompanitë si donatorë (Corporate), dhe tani mund t’i kalojmë dritaret si:Përdorimit i Donacioneve dhe Diasporës. Në dritaren Përfituesit do të përzgjedhim vetëm përfituesit jofitimprurës. Meqenëse ne kërkojmë të gjejmë një donator në fushën e aksesueshmërisë, si qëllim i dhurimit do të zgjedhim Mbështetjen e Grupeve të Margjinalizuara. E vetmja gjë që duhet të bëjmë tani është zgjedhja e Bačka Palanka, si komuna e zgjedhur nën dritaren e fundit (Detajet) dhe automatikisht do të marrim një tabelë që tregon listën e kompanive që në 3 vitet e fundit kanë dhuruar tek organizatat jofitimprurëse në Bačka Palanka që mbështesin grupet e margjinalizuara. Gjithashtu, mund të jetë e dobishme të shikoni rezultatet edhe për qytetet fqinje.
Nëse duam, në hapin tjetër mund të zgjedhim disa nga ato kompani dhe të shohim lidhjet e tjera të saj – që kanë dhuruar për organizata të tjera.
Në këtë mënyrë bëjmë të dukshëm të mirat e bëra nga donatorët dhe jofitimprurësit, dhe pastaj ju mund ta shumëzoni atë të mirë me punën tuaj.
Nëse jeni një shoqatë që kërkon donatorë të rinj, një kompani që zhvillon strategjinë e PSB ose një gazetar që po shkruan një artikull për filantropinë - me Giving Balkans do të keni një kuptim më të mirë të gjendjes së filantropisë në Ballkan dhe do të merrni vendime më të mira dhe planet për organizatën tuaj.
Tani për tani databaza e të dhënave përmban të dhënat nga Serbia, dhe deri në fund të vitit do të përditësohet me të dhënat nga Kosova dhe Shqipëria. Në fillim të vitit 2018 do të publikojmë të dhënat për Kroacinë, BiH, Malin e Zi dhe Maqedoninë.
Në këtë moment, të gjitha të dhënat janë në dispozicion në gjuhën angleze dhe serbe. Deri në fund të vitit do të përkthehet në gjuhën shqipe, dhe në gjuhë të tjera të rajonit në fillim të vitit 2018.
Nuk ka më Qeliza të Pafundme dhe Emaile të Mërzitshme - CiviCatalyst
CiviCatalyst është një platformë CRM për jofitmprurësit në gjuhën serbe, që bën menaxhimin e kontakteve, organizimin e eventeve dhe dërgimin e buletinave më të lehtë.
Errrm, një platformë CRM?
Është e njejta gje kur i telefononi shërbimin për klientin, operatorit tuaj të telefonit celular për t’u ankuar përsëri mbi faturën tuaj që ka qenë më e lartë se sa duhet të jetë, kushdo që përgjigjet e di të gjithë informacionin për ju dhe ndërveprimet tuaja me kompaninë e tyre - kur është hera e fundit që kryet një telefonatë, sa kohë keni qenë klienti i tyre, sa shpenzoni në të dhëna etj? Kjo është e mundur sepse i mbajnë të gjitha ato të dhëna në një vend të quajtur software për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët, i njohur edhe si CRM.
Në botën jofitimprurëse, ky software quhet menaxhimi i marrëdhënieve të vazhdueshme dhe përdoret për të ndërtuar marrëdhënie më të forta me komunitetin tuaj, përfituesit përfundimtarë dhe donatorët. CRM më i famshëmi dhe më fleksibël për OJF-të është CiviCRM, i cili është gjithashtu baza e CiviCatalyst.
CiviCatalyst bën të mundur që të gjitha të dhënat tuaja të mbahen në një hapësirë të sigurt dhe lehtësisht të kërkueshme, në vend të disa fletëve të çrregullta të Excel-it ose më keq - në dosje dhe lidhje të ndryshme.
Në të vërtetë, CiviCatalyst ofron shumë më tepër se kaq - ajo zëvendëson mjete të tjera që ju me shumë gjasa i përdorni, ose po mendoni ti përdorni në organizatën tuaj.
Jo vetëm që do të mbani më lehtë të gjitha të dhënat mbi kontaktet që kanë rëndësi për ju, gjithashtu do të jeni në gjendje të komunikoni me ta duke krijuar grupe postare dhe duke iu dërguar gazetat rregullisht. Praktikisht, ajo ofron tiparet e Mailchimp, në serbisht, së bashku me tiparet e tjera të CiviCatalyst.
Për më tepër, posta elektronike e CiviCatalyst është tipari i preferuar nga ne në Catalyst. Me anë të tij, ju lehtësisht mund të krijoni një buletin modern dhe të monitoroni ata që e hapën ose jo atë, në çfarë linqesh kanë klikuar e kështu me radhë. Kur e kaluam atë nga gazeta jonë e vjetër, ndryshimi u prit shumë mirë nga lexuesit tanë.
Një veçori veçanërisht e rëndësishme është menaxhimi i eventeve dhe regjistrimi. Ashtu si krijimi i një eventi në Facebook, mund të bëni një të tillë në CiviCatalyst. Nëse regjistrimi është i detyrueshëm, në vend që të kombinoni Facebook –un dhe Format e Google, mund të bëni gjithçka në CiviCatalyst dhe në fund të dërgoni menjëherë linkun e eventit dhe formën e regjistrimit në listën tuaj të emaileve. Në këtë mënyrë, gjithmonë mund të keni një pasqyrë të saktë, se cilat nga donatorët tuaj kanë marrë pjesë në atë event.
Përveç këtyre karakteristikave, ju gjithashtu mund të menaxhoni anëtarët, të mbani një rekord të tarifave të anëtarësimit, të monitoroni frekuencën dhe shumat e dhurimeve, të organizoni vullnetarët tuaj etj.
Këtë mund ta kontrolloni në videon tone shpjeguese ose në videon tonë mësimore (të dyja në serbisht).
"Karakteristikat janë të mëdha, por gjithçka kërkon shumë burime dhe kohë, dhe tani jemi në nxitim dhe jo gati për të zbatuar një zgjidhje të tillë", mund të thonë disa.
Po, askush nuk ka kohë të mjaftueshme dhe të gjithë janë në nxitim. Kështu ishte Catalyst 2 vjet më parë, kur filluam duke përdorur CiviCRM. Me vetëm pak njerëz në zyrë dhe SHUMË punë. Më pas, ne dëshmuam të gjitha mundësitë e tij, filluam ta përmirësonim dhe ta përshtasnim me nevojat lokale dhe 2 vjet më vonë - kemi CiviCatalyst: një mjet i thjeshtë në gjuhën tonë, i cili është pjesë e të gjitha proceseve tona sot.
Pavarësisht nga madhësia e tyre - nëse janë të vogla apo të mëdha - të gjitha organizatat kanë përfitime të mëdha dhe afatgjata nga përdorimi i një CRM dhe pikërisht ndjekja e ndërveprimeve me të gjithë të gjithë pjesëmarrësit - donatorët, përfituesit, nxënësit, vullnetarët, komuniteti. Kjo është arsyeja pse 98% e organizatave jofitimprurëse anembanë botës thonë se përdorimi i një software CRM ka përmirësuar ndjeshëm punën e tyre.
Në fund të fundit, sezoni i festave është ndoshta koha më e mirë për të filluar përgatitjen për të implementuar një zgjidhje të tillë. Bëni zgjidhjen e Vitit të Ri - le të hyjë organizata juaj në një 2018 më mirë të organizuar dhe me teknologji më të mira.
CiviCatalyst është aktualisht në dispozicion për përdoruesit nga Serbia, por në vitin 2018 do të jetë në shërbim të organizatave jofitimprurëse nga Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Mali i Zi gjithashtu. Për t’u regjistruar mjafton të na dërgoni email në beta@civicatalyst.org ose të aplikoni për një demo live në faqen tonë të internetit: civicatalyst.org. Ne do t'ju kontaktojmë së shpejti, do t’ju krijojmë një llogari dhe do të përgatisim sesionin e trajnimit.
Ju gjithmonë do të keni mbështetjen dhe njohurinë tonë në lidhje me përdorimin e CiviCatalyst dhe karakteristikat e saj në mënyrën më të mirë.
Një platformë crowdfunding për ngritje të fondeve për të mirën sociale - Donacije.rs
Platformat crowdfunding janë zgjeruar në përmasa botërore në vitet e fundit.
Organizata dhe individë në Serbi kanë organiuar kampanjat e tyre në platforma si Indigogo dhe Kickstarter. Disa prej tyre janë jashtëzakonisht të suksesshme si: SEE ICT e cila ka ngritur mbi USD 100,000 për të lansuar Qendrat Startit në të gjithë Serbinë, ose Qendrën për Nënat, e cila ka ngritur USD 3,500 për të publikuar një manual ligjor për nënat.
Nëse ka një interes nga Jo-përfituesit lokal për të përdorur platformat crowdfunding, a nënkupton kjo se ka hapsië për të zhvilluar platforma locale crowdfunding për projekte të organizatave jo profitabile?
Në të gjithë rajonin, disa nga platforma të tilla janë lansuar në vitet e fundit. Veç disa prej tyre kanë mbijetuar. Ka arsye të ndryshme për këtë, dhe ne besojmë se gjendja ekonomike, e cila ka derguar në rënie të përgjithshme të dhurimit në rajon është njëra prej tyre (mund të gjeni më shumë nga kjo në raportin tonë).
Në vitin 2014, në Serbi, Fondi B92 ka lansuar platformën Donacije.rs. Menjëherë pas lansimit, Serbia dhe rajoni u goditën nga një katastrofë natyrore e pashembullt. Platforma menjëherë u fokusua në dhënjen e ndihmës për personat e prekur nga vërshimet dhe u tregoi veten sa e dobishme mund të jetë.
Përmes ëebfaqes Donacije.rs ndihmat u mblodhën shumë shpejtë se sa do të mund të mblidheshin në mënyra klasike. Pasi që platforma përmbushi misionin e saj në një krizë të tillë, puna e saj u ndërpre.
Nëse ishte kaq e dobishme në këto dy rrethana emergjencash, paramendojeni dobinë që do të mund ta kishte sot.
Aplikacioni Giving Balkans tregon se niveli I regjistrimit të dhurimeve është rritur dukshëm në krahasim me vitin e kaluar. Ne besojmë se platformat lokale crowdfunding meritojnë një shancë të re.
Kjo është arsyeja pse ne jemi mirënjohës Fond-it B92 dhe ndaj donatorëve tonë për mundësinë për të ri-lansuar platformën Donacije.rs dhe të bëjmë të mundur për organizatat jo-profitabile të ngrisin fonde dhe të realizojnë projektet e tyre në një mënyrë të re.
Nëse ju jeni një organizatë e cila dëshiron të drejtojë kampanjë jo-profitabile, ju mund ta bëni këtë thjesht duke mbushur një formular një ëeb-faqen tonë. Formulari përmban informacionet bazike për organizatën tuaj, vlera monetare që dëshironi të ngrisni, dhe në cilën periudhë kohore, sëbashku me tregimin për projektin tuaj. Pasi që aplikacioni juaj të shqyrtohet brenda 48 orësh, kampanja juaj do të jetë publike dhe ju do të mund ta shpërndani në mediat dhe rrjetet sociale.
Ju mund të iniconi çfarëdo kampanje jo-profitabilee cila lejohet me ligj, në njërën nga qështjet pasuese:
Mbështetje për grupet e margjinalizuara
- Kujdes Shëndetësor,
- Zhvillim i komunitetit,
- Infrastrukturë Publike,
- Shkencë dhe Edukim,
- Kulturë dhe Art,
- Sport,
- Zbutje e Varfërisë
- Menaxhim i Emergjencave,
- Mirëqenie e kafshëve
- Ambient;
Pas përfundimit të kampanjave të suksesshme, ne do ta vlerësonim nëse ju i publikoni të rezultatet e projektit. Duke e bërë këtë, ne dëshirojmë ta bëjmë punën tuaj më transparent dhe të ju tregojmë të gjithë donatorëve se sa të mira ka sjellur mbështetja e tyre.
Dhe mos u brengosni – platform Donacije.rs është e krijuar një model financiar fleksibil, kështu që ju do të und të mbani të gjitha fondet që arrini ti m bledhni, edhe nëse nuk mund të arrini objektivin tuaj.
Çka nuk është platforma Donacije.rs?
Donacije.rs nuk është një platformë përmes së cilës ju mund të ngritni kapitalin tuaj fillestar për projektet tuaja komerciale. Për të lansuar produkte apo startup-s tash për tash juve do të ju duhet të përdorni platformat globale të crowdfunding.
Gjithashtu, Donacije.rs nuk është platform për ngritje të fondeve për trajtime mjeksore. Ky qëllim është veç se duke u mbuluar nga portal i fondacionit Budi human, dhe ne nuk dëshrojmë të krijojmë ndonjë konfuzion. Sigurisht që projektet që ndërlidhen me përkujdesje shëndetësore si p.sh, pajisjet mjeksore po ndërtimi dhe rindërtimi i një klinike janë më se të mirëseardhura.
Donacije.rs do të lansohet në fillim të vitit 2018 dhe ju do të keni mundësi të mbështesni kampanjat e para posa ato të jenë drejtpërdrejtë.
Konkluzion
Edhe pse sektori jo-profitabil është duke u përballur me një derë të mbyllur në një anë, në anën tjetër gjendet një det me mundësi të pa eksploruara. Në vend se të llogarisni një numër të vogël të donatorëve të mëdhenjë nga jashtë, ne duhet të kthehemi kah filantropia lokale.
Për ta bërë këtë, ne duhet të organizohemi dhe të ndryshojmë mënyrën se si punomë.
Kompanitë, të vogla dhe të mëdha, kanë përdorur softuere dhe platform online të ndryshme për të zhvilluar bizneset e tyre për një kohë të gjatë. E njejta bëhet nga organizatat jo-profitabile në të gjithë botën. Nuk ka arsye për organizatat jo-profitabile të rajonit të mos e bëjnë të njejtën.
Për ti përdorur këto mjete, ju nuk keni nevojë të keni njohës të Teknologjisë Informative në organizatën tuaj. Përdorimi i tyre është i thjeshtë dhe ju shumë shpejtë do të gjeni mënyrat më të mira për ti përdorur ato, pa marrë parasysh fushën në të cilën është e koncentruar organizata juaj.
Giving Balkans, CiviCatalyst dhe Donacije.rs të gjitha e kanë një qëllim - të ju ndihmojnë juve të përmbushni misionin tuaj më lehtë. Për ta bërë të mundur për organizatën tuaj të zhvillohet në këto rrethana të reja, - për të bërë plane më të mira, për të ndërtuar marrëdhënie më të mira dhë për të ngritur më shumë fonde.
Cilat mjete jeni gati ti përdorni në vitin 2018?
Leave a comment